E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, një në pranga për 50 kg drogë

Lënda narkotike u bllokua pranë fshatit Glinë, ndërsa është arrestuar një prej transportuesve të drogës, teka ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

Policia lokale sqaroi se lënda narkotike ishte e ndarë në 25 pako, e vendosur në dy çanta shpine.“Personi i ndaluar, emri i të cilët nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, aktualisht po hetohet për trafikim ndërkombëtar të lëndës narkotike”, tha policia, duke shtuar se marihuana ishte nisur nga Lazarati me destinacion Greqinë. 

Gjatë dy javëve të fundit, policia e Gjirokastrës kanë bllokuar në pesë aksione të ndryshme rreth 400 kg marihuanë, ndërsa ka ndaluar katër persona dhe ka shpallur në kërkim 9 të tjerë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-12-07 15:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›