E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet droge ne Kapshtice

Policia greke ka sekuestruar 107 kilograme kanabis sativa ne nje kamion me targa shqiptare ne pjesen greke te doganes se Kapshtices.

Sipas policise, 100 pako droge u gjeten te fshehura  ne dyshemene e nje kamioni i markes “Skania” me targa shqiptare, drejtuesi i te cilit u vu ne pranga. Behet fjale per nje 32-vjeçar shqiptar, emri i te cilit nuk behet publik per momentin. Policia greke sqaron se kishte informacion per levizjen e droges,destinacioni i se ciles ishte Selaniku. Nderkohe ne kerkim jane shpallur edhe dy shtetas te tjere shqiptare. Lenda narkotike dhe kamioni u sekuestruan,kurse 32-vjeçari u dergua ne gjykaten e Follorines e cila vendosi ta lere ne burg deri ne perfundimin e hetimeve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›