E Diel, 1 Nëntor 2026

Certifikata me pulle ministrie, pranga zyrtares

Nje tjeter zyrtare e gjendjes civile eshte ndaluar oret e para te mengjesit te djeshem nen akuzen e falsifikimit te certifikatave. Ne procedim penal jane vene nje cift, vajza rumune dhe djali shqiptar, se bashku me tre persona te tjere, qe dyshohet se kane perdorur keto certifikata. Burime zyrtare te policise se Durresit thane dje se arrestuan 37-vjecaren Shpresa Mirdita, punonjese e gjendjes civile ne komunen Ishem, pasi ka leshuar certifikata me pulla qe perdoren vetem nga Ministria e Puneve te Jashtme. Hetimi kishte nisur prej disa javesh, pasi policia dyshonte te certifikata e perdorur nga Afrim Kajmaku, 28 vjec dhe Juliana Mihalcea (Kajmaku), 30 vjece, nga Rumania, pasi do te nxirrnin nje pasaporte, duke perdorur edhe pulla false te Ministrise se Jashtme. Por, ndersa dyshonin te nje arrati e mundshme e zyrtares 37-vjecare, policia i ka kerkuar prokurorise leshimin e nje flete-arresti duke kryer ndalimin e saj. Mesohet se procedimi penal ne gjendje te lire ka nisur per ciftin nga Ishmi, Shpetim Memen, 29 vjec, Fatmira Memen, 23 vjece dhe Bujar Kullen, 45 vjec, banues po ne kete fshat. Keta persona kane perdorur po certifikata te rreme me pulle te Ministrise se Jashtme, te leshuara nga zyrtarja. Pas hetimit paraprak, dosja i ka kaluar prokurorise se Durresit. Dy dite me pare ne Tirane u ndalua punonjesja e gjendjes civile te Njesise Bashkiake nr. 7, Diana Danaj, pasi pajisi me certifikate nje emigrante ne Greqi, qe nuk ishte prezente ne momentin e leshimit te dokumentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›