E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet gomonia që trafikonte drogë, arrestohen dy persona

Vlorë, 25 maj, NOA Orët e para të mëngjesit të sotëm policia shqiptare dhe ajo italiane kanë bërë të mundur arrestimin e dy personave dhe bllokimin e një gomoneje.

Lajmi konfirmohet nga Policia e Shtetit e cila sqaron dhe detajet e operacionit. Të arrestuarit janë; Valentin Ndoj, 22 vjeç nga Fushë Kruja dhe Arben Isufi, vjeç 29, nga Delvina. Mjeti lundrues, një gomone rreth 9 metra e gjatë, me tre motor është lokalizuar fillimisht në ujërat e Vlorës duke u larguar për në Greqi.

Pas nisjes së operacionit të policisë drejtuesit e mjetit lundrues kanë menduar të largohen drejt Italisë.

Organizimi i operacionit mes Policisë së Shtetit dhe strukturave të Policore Italiane la bërë të mundur arrestimin e dy personave.

Sipas policisë mjeti lundrues është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në orët e para të ditës së sotme teksa lëvizte me një shpejtësi të madhe në drejtim të ishujve të Fanosit në Greqi.

Njëkohësisht në ndjekje të këtij mjeti janë vënë shërbimet e delta Forcës, si dhe mjeti i Guardia di Finanzia Vlorë në bordin e të cilit është i dislokuar dhe një punonjës i Policisë Kufitare Shqiptare, 24 orë pa ndërprerje.

Pas lëvizjes në drejt brigjeve italiane janë vënë ne djeni dhe autoritetet portale të vendit fqinj.

Ndjekja e mjetit më pas ka vijuar në ujërat territoriale italiane. Në ndihmë të mjetit të Guardia di Finanzia Vlorë, autoritetet policore italiane kanë vënë në dispozicion dhe një helikopter. Si rezultat i kësaj ndjekje rreth orës 02.45, në jug të brigjeve italiane, është bërë i mundur bllokimi i mjetit lundrues, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njofton se po bashkëpunohet me autoritetet policore italiane për hetimin e plotë të këtij rasti, pasi dyshohet se mjeti lundrues shërbente për trafik lëndësh narkotike.

m.xh/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›