Takim vendore-CEZ akuza per sherbimin energjetik

Nendrejtori i CEZ-it Adrian Luarasi ka takuar dje drejtuesit e njesive vendore te Fierit si dhe prefektin ndersa ka degjuar nje numer te madh akuzash ne drejtim te kompanise qe perfaqeson.
Ne takimin e kerkuar nga vendoret u diskutuan problemet qe CEZ ka dhe problemet qe u shkakton komunave e bashkive te qarkut Fier. Perfaqesuesi i Bashkise Fier Edmond Leka u shpreh se ne nuk kemi asnje kontakt dhe nuk dime se ku te perballemi per problemet tona qe jemi perfaqesues institucionesh dhe jo me nje qytetar i thjeshte.
Ju i nderroni drejtoret aq shpejt sa ne momentin qe ne lidhemi me te dhe shtrojme problemin nuk arrijme te marrim nje pergjigje se ai largohet dhe ne duhet te kthehemi nga e para. Jetegjatesia e drejtuesit tek ju varion nga 1 jave deri tek 2 muaj dhe jo me shume. Kjo tregon mungese serioziteti nga ana juaj.
Ndersa Safet Ruka kreu i komunes Strum tha se CEZ nuk mban pergjegjesi per asgje. Komuna jone eshte penalizuar me dite te tera me nderprerjen e energjise per shkak te djegies se nje transformatori dhe perfundimisht e kemi me fondet tona.
Pervec kesaj nuk kemi as mirembajtes edhe pse jemi 10 mije banore. Kryetari i komunes Qender ne Mallakaster u shpreh se ka 3 muaj qe shkolla ne kete komune nuk ka energji dhe kjo per shkak se ju nuk vini qe te kryeni lidhjen nga sahati drejt shkolles. Ai vijoi se per 50 mije banore qe ka Mallakastra ka vetem 3 mirembajtes.
Nga ana tjeter perfaqesuesit e institucionit te prefektit kane kerkuar rishikimin e kontratave pasi ato mungojne duke lene zbuluar konsumatoret gje qe eshte kerkuar dhe nga gjithe komunaret perfshi dhe kreun e dhomes se tregtise se Fierit.
Nga ana e vet perfaqesuesi i CEZ-it u shpreh se nuk kishte kompetence per tu dhene pergjigje te gjitha pyetjeve dhe ankesave pergjigje qe ka sjelle qe disa te pranishem te deklarojne braktisjen e takimit. Lajmi me i mire dhe pika pozitive e ketij takimi ishte hartimi i nje projekt-kontrate nga ana e CEZ-it qe pritet se shpejti te kaloje ne parlament.