Kapet i maskuar si biznesmen i dënuari për vrasje
TIRANË - Policia ka mundur të arrestojë sot, 12 vjet pasi u arratis nga burgu, shtetasin Arben Shehu. 38 vjeçari nga Berati ishte dënuar me 21 vjet burg, por mundi të arratisej nga burgu në vitin 1997.
Policia e Tiranës bëri të ditur se arrestimi i tij u bë në Tiranë, ku ky shtetas qëndronte i maskuar si biznesmen. Operacioni ishte rezultat i një bashkëpunimi me policinë e Beratit dhe ndjekjes permanente të këtij personi.
Shehu ishte dënuar në vitin 1993 nga Gjykata e Beratit, për veprën penale të vrasjes. Ai i kishte shpëtuar hekurave në vitin '97, ndërsa mbi rëndonte një vepër e rëndë penale për të cilën kishte marrë 21 vjet heqje lirie.
Gjatë këtyre viteve, i kërkuari i është shmangur arrestimit duke u strehuar jashtë kufijve të Shqipërisë. Kohët e fundit ai, ka qëndruar në Tiranë, duke u maskuar si biznesmen.
Materialet në ngarkim të tij, do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale të Vrasjes.