E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano shpall ambicien për Kryetar i Bashkisë së Tiranës

TIRANË- Fatos Nano, ish-kryetar i PS-së, deklaron se "unë do të kandidoj për kryetar i Bashkisë së Tiranës". Sonte në emisionin Opinion ka zgjedhur të sulmojë Ramën dhe të shpallë publikisht ambicien e tij për kryebashkiak i kryeqytetit.


Pyetjes se a do të kandidoni për Bashkinë e Tiranës, Nano përgjigjet unë jam kandidat potencial për këtë post. Ai nuk ka pranuar të tregojë se nga cila parti do të kandidohet.


Ndërsa për zhvillimet tek e majta, ai zgjedh të 'nxijë' liderin e PS-së, duke e cilësuar atë humbës të zgjedhjeve.


"Zgjedhjet kishin një humbës dhe humbi opozita. Pati një gjysmë fitoreje të koalicionit kryesor me 70 mandate parlamentare të pamjaftueshme siç pritej. U krijua edhe koalicioni më i gjerë pastaj që u kurorëzua me marrëveshjen Berisha-Meta. Kjo, shtoi ai, nuk është një zhvillim që e dëshironte shumica e Shqipërisë. Përgjegjësia, sipas Nanos është hierarkike, politike dhe e lidhur me vijën, udhëheqjen e organizimin që Rama në krye të fushatës dhe partisë i imponoi opozitës, partisë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›