E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i shumëkërkuari, kishin dështuar 13 operacione për arrestimin e tij

Share

Operacioni i 14-të ka qëlluar në shenjë. Një i dënuar për vrasjen e dy personave 20 vite më parë është vënë në pranga në Shalë të Dukagjinit pas një operacioni që ka zgjatur më shumë se gjashtë orë.

Dedë Hasanaj kishte vrarë në vitin 1991 babë e bir dhe që atëherë kishte jetuar në arrati. Gjykata e kishte shpallur fajtor dhe i kishte dhënë një dënim me dorë të lehtë: 23 vjet burg.

Por policia ka vuajtur shumë për arrestimin e tij, duke organizuar 13 operacione të dështuara.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›