E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhte makina nepermjet mashtrimit arrestohet i riu

Nje 24-vjecar eshte arrestuar nga policia e Tiranes pasi akuzohet se ka grabitur dy makina duke mashtruar pronaret e tyre. Sipas policise Mondi Murati lindur ne Diber dhe banues ne Tirane eshte arrestuar paraditen e djeshme. Ai ishte shpallur ne kerkim nga Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane sepse ndaj tij ka bere kallezim vajza me inicialet E. Bakiri dhe nje administrator i nje firme makinash ne Tirane. Bakiri ka denoncuar ne polici faktin se Murati me date 18 nentor ne rrugen Him Kolli i ka marre makinen. Ajo ka thene ne polici se i eshte premtuar nga Murati qe do tia kthente prape makine Hundai me targa TR 3097 S por qe nga ajo dite nuk e ka kthyer me. Por ky nuk eshte mashtrimi i vetem. Murati ka mashtruar administratorin e firmes Noshi Rent. Administratori A. Haxhiu i ka dhene 24-vjecarit nje makine Cheverlet Kaptiv me targa TR 4167 P serish me besimin se do te jepte parate ose do e kthente mjetin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›