E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga at e bir u kapen me droge dhe arme pa leje

Dy persona babe e bir u arrestuan diten e djeshme nga policia e Shkodres me akuzen e prodhimit e shitjes se droges ndersa iu gjeten edhe arme pa leje.

Sadri Kucaj vjec 55 dhe Kujtim Kucaj 29 vjec te dy keta te lindur ne Pult Dukagjin dhe banues ne fshatin Rrash Kullaj komuna Gruemire rrethi Malesi e Madhe.
Policia tha se gjate kontrollit te ushtruar ne oborrin e baneses se tyre pikerisht ne nje mullar me bar eshte bere e mundur gjetja dhe sekuestrimi ne cilesine e proves materiale e nje arme zjarri automatik se bashku me 30 fisheke si dhe nje sasi lende bimore e dyshuar si marijuane peshe 100 grame. Materialet ne ngarkim te dy te ndaluarve i jane kaluar per ndjekje te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per veprat penale Prodhim e shitje te narkotikeve dhe Armembajtje pa leje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›