E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet mashtruesi i vizave

 

Ka qenë dënuar më parë për mashtrim. Megjithatë ‘vesi’ i keq e ka çuar drejt arrestit, Agron Jaçen, 45 vjeç nga qyteti i Maliqit. Ai ka mashtruar Roland Çuçllarin nga fshati Porodin i Korçës, se do t’i nxirrte vizë për në Amerikë. Urdhër arresti për të është bërë në 4 nëntor 2007 nga prokuroria, pasi Çuçllari ka bërë denoncim. Jaçe i ka marrë atij një shumë prej 170 mijë lekë me premtimin bosh se do t’i siguronte një vizë udhëtimi për në SHBA. Megjithatë uniformat blu të Korçëse kanë prangosur sot mashtruesin e vizave. Agron Jaçe rezulton i dënuar edhe më parë për mashtrim. Artan Grabocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›