Shkarkohet kreu i AKP-së, Berisha emëron Tunxh Prel Vatnikaj
Ka marrë vendim qeveria shqiptare për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë së Kthimit të Pronave Besnik Maho. Vendimi për shkarkimin e tij ka ardhur nga vetë kryeministri Berisha.
Besnik Maho është emëruar në këtë detyrë një vit më parë. Shkarkimi i tij ka ardhur pas një kontrolli të bërë nga ministria e Drejtësisë në këtë agjenci, ku janë identifikuar një sërë shkeljesh në kryerjen e detyrës nga kreu i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Besnik Maho. Zëvendësimi i tij është bërë me juristin Tunxh Vatmarkaj, i cili ka kryer detyrën e gjyqtarit në Shkodër.
Mësohet se ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë. Por shkarkimi i Besnik Mahos është shoqëruar edhe me emërimin e drejtorit të ri të AKP-së. Në krye të Agjencisë së Kthimit të Pronave është emëruar Tunxh Prel Vatmarkaj.