Kapet mbi 100 kg drogë, vëllezërit pas hekurave

Operacioni i koduar “Zgjimi”, përfundoi me arrestimin e shtetasve Edlir Ibrahimaj, 41-vjeç dhe Androkli Ibrahimaj, 42-vjeç, të dy lindur dhe banues në fshatin Velçë të Rrethit Vlorë. Policia kishte nisur hetimet prej rreth një jave, ndërsa ndërmori aksionin mëngjesin e sotëm.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Edlir Brahimaj janë gjetur 93 kg lëndë narkotike të vendosur në 12 thasë me ngjyrë të bardhë, ndër pjesa tjetër prej 15 kg është gjetur në banesën e shtetasit Androkli Ibrahimaj e vendosur në 3 thasë.
Gjithashtu nga kontrolli përreth banesave të këtyre shtetasve janë gjetur edhe rreth 91 fidanë bime narkotike kanabis sativa, të cilat ishin të vendosura në gota plastike ndërsa një pjesë tjetër e mbjellë në tokë, si dhe farë bime narkotike. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve Narkotike”. /S.Ll/Start/
2012-05-14 14:10