Privatizohen gjysma e përmbaruesve shtetërorë
Krahas kësaj kategorie, në treg ekzistojnë edhe përmbarues të tjerë privat që licencuar për të ekzekutuar vendimet e gjykatave.
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ishte i pranishëm në ceremoninë e rastit, ku u dhanë licencat për 47 përmbarues gjyqësorë. “Prej disa kohesh kemi nisur një reformë jashtëzakonisht të rëndësishme: kalimin e këtij operatori të drejtësisë, në një shërbim publik të liberalizuar, nëpërmjet privatizimit të tij. Motivi bazë i kësaj reforme është nxitja e ekzekutimit efektiv në kohë dhe me cilësi të vendimeve gjyqësore, si standard evropian i domosdoshëm në procesin e rregullt ligjor. Vitin e kaluar për herë të parë në Shqipëri filloi zbatimi i fazës së parë të reformës dhe u certifikuan 70 përmbaruesit e parë privatë. Publiku shqiptar u njoh me këtë reformë të rëndësishme, preku elementët e saj të rëndësishëm dhe po beson gjithnjë e më shumë tek kjo reformë”, theksoi Halimi.
Duke vënë theksin tek suksesi i përmbaruesve privatë, Halimi bëri me dije se gjatë tremujorit të parë 2012, përmbarimi shtetëror, ka ekzekutuar 1469 çështje dhe 3270 çështje të tjera iu janë dhënë zgjidhje ligjore, ndërsa në shërbimin përmbarimor privat janë regjistruar 5862 çështje, nga të cilat 5507 janë në ekzekutim e sipër.
“Sot ne jemi dëshmitarë që cilësia e shërbimit për qytetarët është rritur paralelisht me heqjen e barrierave të burokracisë dhe liberalizimin e sektorit. Ekzistenca e shërbimit privat i ka dhënë hov konkurrencës së ndershme me shërbimin shtetëror dhe rrjedhimisht ka përmirësuar edhe këtë të fundit. Gjithkush duhet të pranojë se historia e Shërbimit Përmbarimor Privat në Republikën e Shqipërisë është një histori suksesi. Qytetarët, biznesi, bankat e kanë pritur jashtëzakonisht mirë këtë reformë. Deri sot, raporti i përmbaruesve gjyqësorë privatë ndaj atyre shtetërorë ishte 33 % ndaj 66% bazuar në numrin e 56 përmbaruesve privatë aktivë ndaj 130 përmbaruesve shtetërorë”, tha gjithashtu.
Me certifikimin e sotëm, do të jenë 117 përmbarues privatë të certifikuar përballë 67 përmbaruesve shtetërorë. Nga sot raporti do të jetë 64 % me 36 % në favor të shërbimit përmbarimor privat. /S.Ll/Start/
2012-05-14 15:05