Pogradec, punëtori bie aksidentalisht nga pallati, vdes
POGRADEC- Vdes aksidentalisht një punëtor në qytetin e Pogradecit. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 12:00, teksa viktima Kujtim Tomorri 55-vjec ishte duke punuar në një pallat që ndërtohej.
Mësohet se punëtori ka rënë nga një pallat që po ndërtohej në lagjen nr. 1 të qytetit. Vdekja ka ardhur si pasojë e lagështisë nga shiu në katin e katërt ku ishte duke punuar babai i dy fëmijëve, çka shkaktoi rënien e tij aksidentale të tij.
Policia e mbërritur tashmë në vendngjarje ka nisur hetimet për moszbatim të rregullave të sigurimit teknik. Sipas mjekëve, i dëmtuari nuk kishte mundur të shpëtohej për shkak se ai kishte gjetur vdekjen menjëherë që në momentin e rënies në tokë.
Policia sqaron se firma e ndërtimit nuk kishte vendosur mbrojtëset e nevojshme, ndërkohë qe hetimet për ngjarjen vazhdojnë.
(ma.ar/BalkanWeb)