Kapet me 1 mije euro false
SHKODER- Nje 47-vjecar eshte arrestuar nga Policia e Shkodres, per vepren penale te falsifikimit te valutes euro. Burime zyrtare thane se ndaluan te dyshuarin Mark Bashota, banues ne fshatin Bardhaj, i cili u kap ne lagjen "Vojo Kushi" te qytetit me 10 prerje 100 euro. Aksioni u krye nga seksioni i Krimit Ekonomiko-Financiar, ndersa i dyshuari pretendoi se valuta ishte e rregullt. Por burime zyrtare thane se nga verifikimi paraprak, te 10 prerjet me nje shume te pergjithshme 1 mije euro, rezultojne te falsifikuara dhe se do hidheshin ne treg nga i dyshuari. Grupi hetimor po investigon per te gjetur personin qe ka furnizuar Bashoten me valuten e huaj. Ndaj tij eshte ngritur akuza e "falsifikimit te monedhave te huaja".
R.Ll.
R.Ll.