E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria firmos Parkun e Porto Romanos

Tirane- Konfindustria shqiptare mbeshtet ngritjen e kompleksit energjetik ne Porto-Romano te Durresit. Diten e djeshme eshte nenshkruar edhe nje marreveshje me "Enel", per te mbeshtetur zhvillimin e ketij investimi. "Nepermjet kesaj marreveshjeje "Enel" do te bashkepunoje me kompani te kualifikuara shqiptare, ne zbatimin e programeve dhe projekteve ne vend", thuhet ne njoftimin zyrtar. Konfindustria shqiptare, me president Hajredin Fratari, pranoi te mbeshtese Kompleksin Energjetik, duke ofruar edhe asistence teknike rreth projekteve te kompanise "Enel Albania". Nepermjet ketij memorandumi, dy palet bien dakord qe t'i konsiderojne iniciativat e "Enel" ne Shqiperi dhe vecanerisht zhvillimin e Kompleksit Energjetik, si strategjike per zhvillimin e ardhshem ekonomik te vendit. Kompleksi konsiston ne ndertimin e nje termocentrali me fuqi 800 MW, me qymyr te paster, nje bankine ngarkim-shkarkimi, nje linje ajrore transmetimi me tension 400 KV, e cila lidh termocentralin e ri me rrjetin shqiptar te shperndarjes dhe nje linje nenujore 500 KV, qe do te lidhe centralin me rrjetin italian te shperndarjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›