Kapet me 102 gramë marijuanë në çantën e shkollës
Dyshohet se ai tentoi tua shiste drogen nxenesve tek "Shkolla e Kuqe". Gjimnazisti nuk ka pranuar se e shiste drogën, ndërsa këmbëngulte se ishte përdorues dhe se e donte për përdorim personal.
TIRANE- Gjimnazisti kapet me 102.5 gramë marijuanë në çantën e shkollës, teksa afrohej t'ua shiste nxënësve të 9-vjeçares të "Shkollës së Kuqe". Kontrolli dhe më pas shoqërimi i Ledio Ll, 16 vjeç, është kryer nga shërbimet e Komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës, të mërkurën, në rrugën "Qemal Stafa", në afërsi të shkollës. Gjimnazisti nuk ka pranuar se e shiste drogën, ndërsa këmbëngulte se ishte përdorues dhe se e donte për përdorim personal. Sipas policisë, Ledio ishte parë të shkonte shpesh te "Shkolla e Kuqe" dhe dyshohet të jetë rekrutuar nga grupet e shpërndarësve të drogave për ta shitur në shkolla.
(d.b/BalkanWeb)