E Shtunë, 31 Tetor 2026

13-vjeçarja denoncon fqinjin për përdhunim

Denoncimi është kryer, në Komisariatin numër 4 të Policisë së Tiranës. Vajza 13 vjece tregon se fqinji i saj ka abuzuar me te sistematikisht per dy vjet me radhe. Seksioni i Krimeve Seksuale është vënë në kërkim të të dyshuarit 

TIRANE- Një e mitur 13 vjeçe ka akuzuar fqinjin 20 vjeç, se e kishte përdhunuar 2 vjet më parë dhe se abuzonte sistematikisht me të. Denoncimi është kryer të enjten, në Komisariatin numër 4 të Policisë së Tiranës dhe gjatë gjithë ditës së djeshme, Seksioni i Krimeve Seksuale në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është vënë në kërkim të të dyshuarit. Kurse, e mitura me iniciale M.M, ndodhet nën trajtimin e psikologes, me ndihmën e të cilës ka zbardhur faktet e abuzimit seksual me të. Sipas policisë, autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Altin Rrahmani, 20 vjeç, nga lagja e "Breg i Lumit". Rrahmani me të miturën mësohet se janë fqinj dhe pjesëtar të komunitetit rom, që banon midis Bregut të Lumit dhe Alliasit. Vajza e ka mbajtur të fshehtë për 2 vjet, ndërsa e ka denoncuar vetëm 2 ditë më parë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›