E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me "Mazda" në QS i kërkuari për përdhunim

E kapin teksa "shëtiste" me një automjet tip "Mazda" kabriolet, në territorin e Qytetit Studenti. 27-vjeçari eshte dënuar me 5 vjet burg për përdhunim të miturish 

TIRANE- Shërbimet e Komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës kapin teksa "shëtiste" me një automjet tip "Mazda" kabriolet, në territorin e Qytetit Studenti, një 27-vjeçar të dënuar me 5 vjet burg për përdhunim të miturish. Andi Zaimi ka qenë i vetëm në automjetin me targa të Shkodrës 5102 E, kur është ndaluar nga shërbimet për verifikim. Disa orë më pas, oficerët e komisariatit kanë mësuar se personi që shëtiste me makinë kabriolet, ishte në kërkim për përdhunimin e fqinjës së tij qysh në vitin 2004. Sipas policisë, në vitin 2007 gjykata e kishte dënuar me vendim të formës së prerë me 5 vjet burg Zaimin. Ai akuzohej për përdhunimin e fqinjës së tij 14 vjeçe, në Shkodër. Pasi janë kryer veprimet e para procedurale në Komisariatin numër 1 të Policisë së Tiranës, mësohet se është njoftuar drejtoria e Policisë së Shkodrës, e cila kishte nxjerrë edhe urdhrin e kërkimit për të. Zaimi është transferuar për në qelitë e Shkodrës, ndërsa i takon Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të caktuar vendin ku Zaimi do të shlyejë dënimin e drejtësisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›