Pogradec, gjendet ne mal trupi i pajete i druvarit
Para dy ditësh 67 vjecari kishte shkuar në mal për dru, por nuk ishte kthyer më në banesë. Pjesëtarë të familjes të shqetësuar nga vonesa e tij e kanë kërkuar në mal, por nuk kanë mundur ta gjejnë atë
POGRADEC - Gjendet pas dy ditësh i vdekur në mal 67-vjeçari. Paraditen e djeshme, disa barinj gjetën në malin e Rëmenjit, trupin e pajetë të Xhafer Bufit, nga fshati Krickovë i rrethit të Pogradecit. Burime policore pohojnë se, para dy ditësh Bufi kishte shkuar në mal për dru, por nuk ishte kthyer më në banesë. Pjesëtarë të familjes, Bufi të shqetësuar nga vonesa e kryefamiljarit kanë kërkuar në mal, por nuk kanë mundur ta gjejnë atë. Dyshohet që 67-vjeçari të jetë rrëzuar nga mushka në tokë dhe të ketë humbur jetën nga hemorragjia e brendshme.
(d.b/BalkanWeb)