E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me celular të fshehur në këpucë, pranga efektivit të Shën Kollit

Lezhë- Policia e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të burgjeve ka bërë të mundur vënien në pranga efektivit të burgut në Shën Koll të qytetit të Lezhës.

Forcat e policisë të SHKB-së kanë arrestuar në flagrancë efektivin e quajtur Rasim Milla.

Millës,gjatë një kontrolli nga policia e SHKB-së, ju gjet një telefon cellular i fshehur në këpucë.

Tashmë ai akuzohet për shpërdorim detyre. Nuk dihet ende se për çfarë arsyesh Milla mbante një aparat celular të fshehur gjatë orarit të punës.

Policia po bën hetimin e nevojshëm për të zbardhur të tjera detaje të ngjarjes.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›