E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret rëndojnë buxhetin e shtetit, në 2012-ën u shkrumbuan 6243 ha pyje

Tiranë- Situata e pyjeve në gjithë territorin e vendit tonë gjatë stinës së nxehtë ka qenë alarmante sidomos për vitin që lamë pas.

Mijëra hektarë pyje janë prerë dhe djegur, duke i shkaktuar kështu vendit një dëm prej miliona lekësh.

Gjatë vitit të ardhshëm, pyllëzimi i rreth 4 mijë ha do të kryhet me fondet që do të rëndojnë mbi buxhetin e shtetit.

Inspektoriati i Mjedisit në një bilanc që ka bërë për dëmet që la pas dëmtimi i pyjeve në të katër anët e vendit, ka dalë në përfundimin se janë shkrumbuar rreth 6243 hektarë pyje gjatë 2012-ës.

Për këtë, ky institucion ka vendosur gjoba me një vlere prej 82 milionë lekësh dhe ka ngritur padi penale për të paktën 112 persona.

“Gjatë vitit 2012 janë konstatuar 582 raste zjarresh në pyje që e kanë djegur sipërfaqen prej 4756 hektarë dhe 57 raste zjarresh në kullota ku kanë djegur 1487 hektarë. Por 103 raste të klasifikuara si të qëllimshme janë bërë kallëzime penale në organin e Prokurorisë”, thotë Alfred Deshati, drejtor i Kontrollit të Mjedisit.

Mesohet se me fondet e bankes boterore ka nisur pyllezimi i nje siperfaqeje prej 400 hektaresh si dhe nderrimi i nje finanishteje ne zonen e Cerrikut.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›