E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen 945 koli cigare kontrabande

Një kontenjer cigaresh kontrabandë të importuara nga Singapori janë sekuestruar në zonën doganore të Durrësit. Operacioni është zhvilluar nga dogana e Durrësit  në  bashkëpunim me atikrimin financiar. Gjatë verifikimit të kontenjerit u kontatua një sasi prej 945 koli cigraresh, të cilat do të kaloheshin  kontrabandë në vend .  Vlera tregut të mallit sipas nën drejtorit të përgjithshëm të doganave Qazim Merlikaj kap shifrën e 500 mijë eurove,  ndërkohë që vlera e detyrimit të shmangur doganor llogaritet në 250 mijë euro.
Përveç sanksioneve administrative ky rast i kontrabandës përbën edhe vepër penale pasi detyrimi i shmangur doganor e kalon vlerën e 250 mijë eurove . Nga ana e prokurorisë së rrethit Durrës, vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në këtë rrjet të paligjshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›