E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceshtja "Lici" ne Gjykaten e Tiranes

Redinalda Caushaj

Tirane - Lirimi me kusht apo jo i te penduarit te Bandes se Lushnjes, Petrit Lici, do te vendoset nga Gjykata e Tiranes. Dje, gjykatesja e gatshme, Etleva Deda, e cila ka marre ne shqyrtim kerkesen e paraqitur nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda, ka shpallur dje moskompetencen. Ne vendimin e dhene prej saj gjyqtaria ka argumentuar se nuk eshte kompetence e kesaj gjykate te shqyrtoje kerkesa te tilla, pasi kjo gjykata gjykon vetem nje numer te kufizuar veprash penale. Kerkesa duhet te gjykohet nga nje gjykate tjeter, e cila merret edhe me ceshtje te tilla si gjykata e Tiranes. Te penduarit te Bandes se Lushnjes, Petrit Licit, i ka mbetur edhe 3 muaj burg per te shlyer. Disa dite me pare, Prokuroria e Krimeve te Renda ka kerkuar lirimin e tij me kusht, kjo duke marre parasysh qe ky i fundit ka qene bashkepunetori i drejtesise, dhe "fundosi" me rrefimet e tij anetaret e Bandes se Lushnjes. I denuar nga Gjykata e Krimeve te Renda me tete vjet heqje lirie ne vitin 2006, te penduarit, pavaresisht se ky i fundit ka marre pjese ne shume nga ekzekutimet qe jane kryer nga banda e Lushnjes me ne krye Aldo Baren. Nderkohe qe Gjykata e Apelit, i ka ulur nje vit denim, duke e denuar kete te fundit perfundimisht me 7 vjet heqje lirie. Lici u shpall fajtor per veprat penale te "pjesemarrje ne organizate kriminale", "vrasje me paramendim" te Bledar Haxhiut, ne kuader te organizates kriminale, "vrasje me paramendim" te Artan Sulces, "kryerje te aktit terrorist" te mbetur ne tentative, "vrasje me paramendim" te mbetur ne tentative te Bardhyl Kurtit, "mbajtje pa leje te armeve luftarake". Petrit Lici perfitoi statusin e te penduarit te drejtesise pas rrefimit te tij perpara organit te prokurorise te gjithe veprimtarise se bandes e kryer ne vite. Ky u fundit ka treguar te gjithe momentet qe nga vrasja e Artur Dajes e shetitja e kokes se tij ne qytetin Lushnjes e deri ne bemat e bera nga ana e bandes. Jeta e tij eshte garantuar ne nje qeli qe ruhet nga forcat speciale. Nderkohe qe, familja e tij, pasi Lici perfitoi statusin e te penduarit, u largua nga Shqiperia nga frika e ndonje hakmarrjeje te mundshme. Pas shpalljes se moskompetences nga ana e Gjykates se Krimeve te Renda, kerkesa per lirimin e tij me kusht do te behet ne Gjykate te Tiranes. Nderkohe qe ne saje te procedurave, kerkesa do te hidhet ne short, ku edhe me pas do te caktohet nje gjykates, i cili do ta shqyrtoje kerkesen e Licit. Nese ky i fundit perfiton uljen e denimit, atehere Lici pritet te largohet nga Shqiperia per t'iu bashkuar familjes se tij, kjo per te evituar edhe ndonje hakmarrje te mundshme.

Banda qe terrorizoi Lushnjen

"Banda e Lushnjes" u krijua ne vitin 1997, pas nje sherri mes Aldo Bares (Alfred Shkurti) dhe Artur Dajes, nepermjet nje bisede telefonike mes dy miqve. Bare qellon ndaj Artur Dajes, duke e plagosur, por mes shkembim zjarresh vdes vellai i Bares, Ramadan Shkurti. Trupi i tij eshte mbajtur peng per nje kohe te gjate nga Artur Daja. Per t'u hakmarre per vellane e tij, Aldo Bare krijoi banden e armatosur. Banda kreu nje sere krimesh si, vrasje, tortura etj., per te arritur nje qellim te vetem, vrasjen e Artur Dajes. Vrasja e pare ka ndodhur me daten 3 gusht te vitit 1997, ajo e Xhevat Demit, ne vendin e quajtur kthesa e "Blerimit" ne qytetin e Lushnjes, sepse viktima ishte njohur si shok i Artur Dajes, ky i fundit vritet me 30 tetor 1998, duke iu prere koka per se gjalli. Te nesermen, koka e Dajes eshte shetitur neper qytet. Por kapobanda ka vazhduar krimet e saj me radhe deri ne vitin 1999 me atentate, tentativa vrasjeje per kedo qe i zinte rrugen.

Bashkepunetori i drejtesise

Petrit Lici ka qene edhe ndihmesi i drejtesise shqiptare, i cili ne te gjitha seancat gjyqesore ka rrefyer historite e krimit te kryera nga kjo bande, si dhe te gjithe emrat e anetareve qe kane shkrepur kemben e pistoletes, apo butonin e lendes eksplozive. Lici ka qene i vetmi nga 15 pjesetaret e "familjes se madhe" qe bashkepunoi me drejtesine per zbardhjen e mistereve te krimeve qe ishte kryer nga banda.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›