E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet në Shkodër, i kërkuari Alert Limani, i dënuar me 13 vite burg nga gjykata italiane

Shkodër, 12 gusht, NOA I dënuar me 13 vite burg nga gjykata italiane për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar mbrëmë, në Shkodër, i kërkuari, Alert Limani.

Policia e Shkodrës, njoftoi se 35 vjeçari Alert Limani u arrestua mbrëmë në orën 23.30, pikërisht në afërsi të banesës së tij, në lagjen Kongresi i Përmetit në qytetin e Shkodrës.

Sikundër raportohet ndalimi i Alert Limanit u bë për arsye se ai ishte dënuar me masën e sigurisë arrest me burg për 13 vite nga Gjykata e Apelit Breshia-Itali, në një vendim të dhënë në 24 prill të 2009-ës, për trafikimin e lëndëve narkotike.

Policia e Shkodrës nënvizoi se nga pala shqiptare u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të Alert Limanit, për llogari të Gjykatës së Apelit të Breshias do ti kalojnë, Prokurorisë së Shkodrës, për trafikimin e lëndëve narkotike.

mit/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›