E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet në flagrancë, duke prodhuar alibinë e mospranimit të rezultatit...

09-05-2011 / Nga Ilir Nikolla

Ashtu siç kujtova dje, forcat që kërkonin të bllokonin rotacionin me votë në bashkinë e Tiranës s’kishin takat të prodhonin një lëvizje që do prishte procesin e do të bindtte publikun se votimet ishin trukuar. Në sytë e të gjithëve, procesi (veçanërisht në Tiranë), ishte në sytë e publikut e të vëzhguesve ndërkombëtarë e vetëm hipoteza për delegjitimimin e votimit si proces s’mund të ngriheshin.
Por në vend të këtij normaliteti, mbrëmë afër mesnatës, asistuam në rastin e paprecedentë të prodhimit të lëvizjes politike të mospranimit të rezultatit të zgjedhjeve nga ana e Edi Ramës. Ishte një proces që ka nisur me improvizim, me një mosnjohje flagrante të realitetit dhe që s’dihet se ç’pasoja politike mund të ketë për atë vetë, për PS-në e për të ardhmen e vendit. Në mënyrë parapolitike, Edi Rama shtiu fall në mesnatë se i kishte fituar zgjedhjet dhe se procesi i votimit kishte qenë më i shëmtuari i mundshëm, porse vetë 8 maji kishte prodhuar për televizionet zgjedhjet më të suksesshme të vendit. Pra, me fjalë më të thjeshta, prishja e procesit kishte ndodhur jashtë syve të publikut, por ai do t’ia vërtetonte këtë publikut në të ardhmen e afërt.
Leximi është fort më i thjeshtë. Loja me detyrim e përcaktim e Edi Ramës me kandidimin për të gjitha funksionet politike e publike, pa pranuar të marrë përsipër përgjegjësitë, e ka sjellë kryetarin e PS-së në derexhenë që të mos ketë asnjë prognozë se si do të vejë aveniri i tij politik, por edhe të luajë mbijetesën (politike) nëse e humbet sfidën.
Nga ky pozicion parapolitik, krejt i papranueshëm për dinamikën e demokracisë në Shqipëri, mbrëmë në ora 11, Edi Rama kishte vetëm një përgjigje për publikun: Unë s’do ta pranoj humbjen, por se si do ta kontestoj atë, do ta shoh në ditët në vijim. Rezultatet e dala prej plebishitit të kryeqytetit ishin të lexuashme edhe për një student që ka njohuri për statistikat e zgjedhjeve (këtu përjashtohen analistët e paguar veç për të mbrojtur rrogëtarin Rama) dhe rrjedhimisht, plebishiti kishte përçuar tek Rama mesazhin e gijotinës politike. Prej këtij momenti duhet dalë menjëherë dhe Edvini s’e ka më luksin e 2009-s kur iu desh të fabrikonte një proces të “ndërprerjes së mandatit” të kryetarit të partisë, para se të ndërmerrte procesin e delegjitimimit të parlamentit. Prandaj, këtë herë, sjellja politike u shfaq para kamerave, ndërkohë që merrej vendimmarrja. Mbrëmë ishte një situatë krejt parapolitike e paradoksale në të njëjtën kohë, kur Edi Rama i ofroi publikut mekanizmin se si i merrte vendimet politike, krejt personalisht e krejt për personin e tij. Mbrëmë, Edi Ramën e zuri në flagrancë humbja plebishitare dhe mundi të jepte veç hallkën e parë të alibisë së mospranimit të rezultatit.
Për fazat e tjera të alibisë duhet parë në ditët në vijim, por kjo ka lidhje me paranojën ekzistenciale në të cilën endet Edvini...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›