Zgjedhjet/Vazhdon numërimi i votave- Barazohet rezultati, Edi Rama është vetëm 76 vota para Lulzim Bashës

-- JA REZULTATET PARAPRAKE TË KQZ-SË NË DISA PREJ NJËSIVE VENDORE KU KA NISUR PROCESI I NUMËRIMIT
-- Bashkia e TIRANËS, Lulzim Basha ngushton diferencën në vetëm 76 vota me rivalin e tij, Edi Rama
-- "Aleanca për Qytetarin" fiton edhe bashkinë e Rrogozhinës- triumf i kandidatit të PDIU, Ndriçim Dushku
KQZ shpall fitoren e PD-së në bashkinë Peqin, Kukës, Lezhë, Pukë, Delvinë, Peshkopi, Bulqizë, B.Curri, Cerrik dhe Shkodër,
Bashkia e TIRANËS, Lulzim Basha ngushton diferencën me rivalin e tij, Edi Rama
Vetëm 76 vota diferenca mes Ramës dhe Bashës
Kandidati i Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin” në bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka arritur të ngushtojë ndjeshëm diferencën e votave me rivalin e tij direkt, Edi Rama. Ky i fundit kërkon një mandat të katërt në bashkinë e kryeqytetit, por afrimi i frikshëm i z.Basha, duket se ka zbehur edhe entuziazmin e disa orëve më parë në selinë rozë. Njësitë bashkiake nr.8, nr.7 dhe nr.11, kanë votuar masivisht kandidatin demokrat, teksa në këto dy njësi bashkiake Lulzim Basha ka rikuperuar deri në 3 000 vota.
Rezultatet e KQZ-së deri në 19:30
Lulzim Basha- PD dhe “Aleanca për Qytetarin” - 22570 Vota
Edi Rama- PS dhe “Aleanca për të Ardhmen” - 22994 Vota
Hysni Milloshi- PPSH- 275 Vota
Progres i Lulzim Bashës
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, LULZIM BASHA, është duke ngushtuar diferencën e votave me rivalin e tij, Edi Rama. Në njësitë bashkiake nr.11, nr.3 dhe nr.4 kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, është në avantazh prej 800 votash, duke rikuperuar kështu bindshëm diferencën prej 1500 votash me rivalin e tij Rama, e cila u vërejt pas hapjes së disa kutive te njësia bashkiake nr.5 në kryeqytet, një bastion kjo i njohu i të majtëve. KZAZ-të nr. 51, 52, 53 dhe 54 në kryeqytet nxjerrin në avantazh kandidatin demokrat Basha, çka pritet të ndikojë ndjeshëm në përmbysjen e rezultatit.
Përfundon numërimi në disa bashki dhe komuna
Ka përfunduar numërimi i votave në disa qytete dhe komuna në vend. Komisioni Qendror ka shpallur rezultatet e para, duke zyrtarizuar fitoren e Partisë Demokratike në bashkinë Kukës, Bajram Curri, Peqin, Lezhë, Pukë dhe Delvinë. Kandidati i Partisë Demokratike në Peqin, Ilir Rrushi ka fituar me diferencë të thellë votash kundrejt rivalit të tij socialist Naim Teqja me 908 vota. Numërimi i votave vazhdon në bashkinë Korçë, Elbasan, Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier. Në Berat kandidati i PD-së Ilir Deçolli është në avantazh ndaj rivalit të tij të PS, Fadil Nasufi. Po ashtu, KQZ ka nxjerrë fitues kandidatët socialistë në bashkinë Tepelenë, Ersekë dhe Rrëshen, si dhe komunat Otllak dhe Ura Vajgurore në Berat, ku kandidatët socialistë kanë fituar respektivisht me diferencë të ngushtë, prej 12 votash secili. Në Tepelë është vërejtur një përçarje e votave mes kandidatit të mbështetur nga PD-LSI dhe atij të LZHK-së, pasi ky i fundit ka marrë 1188 vota kundrejt 750 atij të PD dhe 1741 të kandidatit socialist.
Bashkitë dhe komunat
Peqin
Ilir Rrushi, PD- 1762 Vota
Naim Teqja, PS- 905 Vota
Bulqizë
Roland Keta, PD- 44 22 Vota
PS- 3013 Vota
Peshkopi
Ilir Krosi, PD- 59.48%
Ilir Vraniçi, PS- 40.52%
Sarandë
Edmond Gjoka, PD- 4976 Vota
Stefan Çipa, PS- 7237 Vota
Pukë
Beqir Arifi, PD- 37.7%
Enver Sulejmani, PS- 35.3%
Himarë
PS- 41.97%
PBDNJ- 39.25%
PD- 18.78%
Gjirokastër
Genci Sinojmeri, PD/LSI- 5150 Vota
Flamur Bime, PS- 6630 Vota
Tepelenë
Sevo Miçi, PD- 20.31%
Tërmet Peci, PS- 47.97%
Reshat Zike, LZHK- 1118 Vota
Ersekë
Zhaneta Prifti PD- 44.32%
Ali Laho, PS- 55.68%,
Ballsh
Dallëndyshe Allkaj, PD- 3816 Vota
Ilir Çela, PS- 3997 Vota
Rrëshen
Gjon Dedaj, PD- 2416 Vota
Ndue Kola, PS- 3214 Vota
Burrel
Skënder Lleshi, PD- 3119 Vota
Adelia Farrici, PS- 3658 Vota
Përmet
Kujtim Hoxha, PD/LSI-
Gilberto Jaçe, PS- 2150 Vota
Delvinë
Dhurim Alimani, PD- 2114 Vota
Dashamir Hako, PS- 1114 Vota
Rrogozhinë
Fitues Dashamir Dushku, PD/PDIU
Bilisht- Komuna Miras, fitues kandidati i PD, Kryeart Fejzo me 2561 Vota
Poliçan
Çaush Qato, PD/PR
Adriatik Zotkaj, PS- 1446 Vota
Librazhd- Komuna Qendër, fiton Enver Shkurti i PS kundrejt kandidatit të PD, Firdus Kurti
Berat- Komuna Otllak, fiton kandidati i PS-së me 12 vota më shumë se i PD-së
Komuna Kutalli, fiton Shpëtim Vrapi i PS-së me 4650 kundrejt Dritan Sulës që ka 4530 vota.
Ura Vajgurore, fiton me 12 vota më shumë kandidati i PS-së, Syrja Ormena, kundrejt kandidatit Thoma Rumnici të PD/LSI
Rezultatet paraprake të KQZ
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatat deri në këto moment për disa nga bashkitë më të rëndësishme në vend. Kështu sipas KQZ-së, në bashkinë e Kukësit kryeson kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Hasan Halilaj me 3299 vota kundrejt kandidatit të majtë Alfred Cengu i cili ka marrë 1949 vota. Ndërkohë në bashkinë e 6 më të madhe në vend atë të Kamzës deri më tani kryeson kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Xhelal Mziu me 3228 vota kundrejt rivalit të tij të majtë Rakip Suli i cili ka marrë 3076 vota. Partia Demokratike ka arritut të fitojë bindshëm në Pukë dhe Bajram Curri, atje ku kandidatët e PD-së janë renditur të parët me diferencë të madhe votash. Po ashtu edhe në Lezhë, kryeson kandidati Viktor Tusha i koalicionit PD - LSI me 3263 vota, ndërsa Gjok Jaku i PS-së me 3170 vota. Janë numeruar 16 nga 24 kuti votimi. Pra, është kryer rreth 70% e procesit. Në bashkinë e Beratit kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Fadil Nasufi kryeson me diferencë të ngushtë votash kundrejt rivalit të tij të djathtë, Ilir Deçolli. Deri pak minuta më parë z.Deçolli ishte në avantazh ndaj Nasufit. Ndërkohë në bashkinë e Fierit kandidati “Aleanca për të Ardhmen”, Baftjar Zeqaj ka marrë 5043 vota kundrejt rivalit të tij Ilir Bele i cili ka marrë 3505 vota. Edhe në bashkinë e Lushnjes kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Fatos Tushe kryeson me 1849 vota kundrejt kandidatit “Aleanca për Qytetarin” Sanxhaku i cili ka marrë 1344 vota, në një kohë kur mbeten edhe 60% të kutive të votimit për të numëruar. Në bashkinë e Pogradecit deri më tani kryeson kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Artan Shkëmbi kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, Luan Topçiu. Ndërsa në bashkinë e Gjirokastrës kryeson kryetari aktual i bashkisë dhe njëkohësisht kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Flamur Bime me 3137 vota kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, Genci Sinoymeri i cili ka marrë 2528 vota.
Shkodër, nis procesi i numërimi pas ndërprerjes disa orëshe
Ka nisur procesi i numërimit në qytetin e Shkodrës, pas pushimit disaorësh që kërkuan komisionerët. Nuk priten rezultate surprizë në qytet, por ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja e ulët e votuesve për qytetin rreth 30 përqind, ndryshe nga herët e tjera. Sipas rezultateve zyrtare të një dite më parë nga KQZ-ja, morën pjesë në nivel qarku mbi 58 përqind e votuesve. Procesi i votimit dhe i administrimit të materialit zgjedhor ishte shumë i mire, ndërsa ngërçi u pa në nisjen e procesit të numërimit. Shkak u bënë mosmarrëveshjet për disa lista.
Himara “ndëshkon” Bollanon, por fiton homologu i tij me posterat në greqisht, Jorgo Goro
Bashkia e Himarës ka një emër të ri, Jorgo Goro. Jo shumë i ndryshëm nga kryebashkiaku aktual Vasil Bollano, përveç emërtesave partiake. Kandidati i Partisë Socialiste ka mundur të fitojë kundrejt kundërshtarëve si Vasil Bollano i PBDNJ-së, Savo Prifti i PD-së dhe Dhimitër Llazari, kandidati i MEGA-s. Diferenca ka qënë rreth 200 vota. Vlen të theksohet se ndryshe nga kandidatët Bollano dhe Goro, ishte kandidati i Partisë Demokratike dhe i “Aleancës për Qytetarin”, ai që zhvilloi një fushatë të denjë elektorale dhe me një platformë konkrete për zhvillimin e qytezës së lënë në harresë nga pushteti vendor. Nuk duhet të harrojme faktin që kandidati i Partisë Socialiste, Jorgo Goro, përdori postera në greqisht gjatë fushatës elektorale. Po ashtu, dyshime të forta ka patur gjatë fushatës për një bashkëpunium të ngushtë të Bollanos dhe Goros, në dëm të kandidatëve Prifti dhe Llazari. Gjë që e bën rezultatin zgjedhor në Bashkinë e Himarës të diktuar nga interesa të caktuara.
KQZ vendos lejimin e vëzhguesve të partive të vogla gjatë procesit të numërimit
Kreu i KQZ-së u shpreh se partive të vogla nuk duhet t’ju shkeljen të drejtat që ja ua jep ligji Nisur nga disa ankesa të partive të vogla pranë KQZ-së, për moslejim të vëzhguesve të tyre në procesin e numërimit a reaguar kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani ka kërkuar të lejohen vëzhguesit e partive të vogla në procesin e numërimit, pasi këtë të drejtë atyre ju a jep ligji. Në mbledhjen e sotme, Ristani ka njoftuar se ka shumë sinjalizime dhe ankesa nga partitë e vogla që shprehin shqetësim për moslejimin në procesin e numërimit. “Të merren masa, të njoftohen urgjent KZAZ-të përkatëse dhe të lejohen vëzhguesit e përcaktuar nga këto subjekte politike”- ka thënë Ristani. Sipas tij, shqetësimet janë shumë të drejta dhe atyre nuk duhet t’u shkelet asnjë e drejtë që ua përcakton ligji.
(vijon...)
...