E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet një arsenal i madh armatimi në BeH

Zyrtarët e drejtorisë së policisë federale të Bosnjës kanë bastisur sot një objekt banimi dhe lokal ndihmës në vendin Gradishte të komunës së Zenicës, ku janë zbuluar rreth 31 kg eksploziv, pastaj një sasi e caktuar e armëve, sasi e madhe municioni, mina të llojeve të ndryshme, bomba dore dhe mjete të tjera shpërthyese.

Pas përpunimit kriminalistik, ndaj personit H.D. (1968) nga Zenica do të ngrehet padia për vepër penale të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe materieve shpërthyese”, njoftoi policia vendore./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›