Kapet pas 10 ditesh, tifozi i Peqinit
Peqin - Nje tifoz i Shkumbinit kapet 10 dite pas ngjarjes dhe problemeve qe ndodhen ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes se Shqiperise, ne Peqin. Sherbimet e Drejtorise se Policise se Qarkut Elbasan ndaluan shtetasin Adriatik Ceka, 26 vjec, me banim ne Peqin, pasi ishte shpallur ne kerkim policor per vepren penale te "kundershtimit te punonjesve te policise". Ndalimi i tij u be pasi ne perfundim te ndeshjes Shkumbini-Flamurtari, ai ka share, fyer dhe kundershtuar me force dy punonjes te policise se Komisariatit te Peqinit. Pas ngjarjes 26-vjecari eshte larguar ne drejtim te paditur, duke u shmangur edhe kerkimeve te policise. Ndalimi i tij eshte kryer dje rreth ores 16.30. Madje behet e ditur se tifozi eshte paraqitur vete ne polici. F.S.