E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancesteri Junajtid serish ne finale, Ferguson: Diferenca eshte Ronaldo

Trajneri i Mancester Junajtid, Aleks Ferguson theksoi se Arsenali duhet te mbulonte Kristiano Ronaldon, para se te shpresonte nje vend ne finalen e Liges se Kampioneve. Portugezi Ronaldo shenoi dy gola per ekipin e tij, duke e ndihmuar Mancesterin qe te arrinte serish finalen e Liges se Kampioneve, me synimin per te mbrojtur trofeun. Mancester Junajtid fitoi me rezultatin e pergjithshem 4-1. "E kisha menduar se ata nuk do ta mbulonin dot Ronaldon - ai ben diferencen," - u shpreh Ferguson, ekipi i te cilit shenoi dy gola, brenda 11 minutave te para te ndeshjes. "Dy golat e shpejte erdhen nga loja e sakte ne krah." Arsenali e humbi ndeshjen e pare 1-0 ne "Old Trafford dhe pesoi nje tjeter humbje, ne sfiden e kthimit. "Arsenali ishte teper kerenues ne sulm, por ne e ndeshkuam nepermjet kundersulmit te shpejte dhe kjo ishte fantastike," - shtoi me tej trajneri i Mancester Junajtid. Ronaldo shenoi golin e tij te dyte, ne 61'. "Ne kemi shfaqur probleme, ne loje, edhe pse u kualifikuam, por Ronaldo eshte nje lojtar fantastik," - theksoi trajneri i Mancester Junajtid. - "Kur topi kalonte tek Ronaldo, shihja se ishte nje problem i madh per kundershtarin.Te gjithe luajten per njeri-tjetrin. Te gjithe i zbatuan detyrat." Junajtid fitoi ne Moske, nje vit me pare kompeticionin e "Champions", duke mundur ne finale Celsin, pas gjuajtjeve te penalltive. Djajte e kane fituar tre here kompeticionin e Liges se Kampioneve. "Ne duhet ta kishim fituar kete trofe, me shume nga cfare kemi arritur deri tani," - theksoi 67 vjecari skocez. "Tani do te kemi nje mundesi tjeter. Mendoj se kemi cilesite, energjite dhe ambiciet per te shenuar suksesin tjeter. Shoh nje skuader te uritur dhe madje edhe kur mendoj se e kane humbur ndeshjen, arrijne dhe fitojne ne fund." Trajneri i Arsenalit duhet te prese edhe nje vit tjeter, qe te shpresoje ne arritjen e "Champions". -"Suksesi arrihet me pune," - theksoi Ferguson. - "Problemi eshte se Arsen Venger dhe une kur fitojme na quajne te medhenj dhe ne rast se humbin nje ndeshje, ndodh e kunderta, ndonese kemi vite qe punojme per keto arritje."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›