FIFA, kombetarja humb nje vend
Kombetarja shqiptare humbi edhe nje vend tjeter ne klasifikimin e FIFA-s per kete muaj. Shqiperia renditej ne vendin e 92-te, duke pesuar nje renie tjeter, edhe pse nuk ka zhvilluar asnje ndeshje pas Danimarkes, kur u mund 3-0. Kuqezinjte pas paraqitjeve te fundit, ne ndeshjet eliminatore kane pesuar nje renie te ndjeshme. Pas largimit te trajnerit, Ari Han ekipi kombetar do te emeroje pasuesin e tij dhe do te luaje nje miqesore me 12 maj, ndaj Milanit. Sakaq, ne varesi te lojes dhe rezultatit qe kombetarja do te shenoje ndaj Portugalise, me 6 qershor, FIFA do te jape vleresimin tjeter, ne muajin e ardhshem. Spanja vazhdon te kryesoje renditjen, e ndjekur nga Gjermania.