E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet polici i Kakavijës, nuk regjistroi në sistemin TIMS gruan me letra false në kufi

Gjirokastër, 10 Korrik, NOA Një polic i pikës kufitare të Kakavijës, bashkë me një person tjetër, janë vënë në pranga në kuadrin e një operacioni policor të koduar me emrin Stuhia Verore, pasi ndihmonin klandestinë për të kaluar kufirin.

Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga forcat policore të Gjirokastrës, sipas të cilave, atyre iu është dhënë paraprakisht informacioni se një çift po përgatitej për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme duke përdorur dokumenta të falsifikuara dhe duke kompromentuar një polic të kësaj pike.

Menjëherë, forcat policore u angazhuan duke i mbajtur nën mbikëqyrje për dy ditë me radhë, ndërsa në fund u bë i mundur bllokimi i automjetit TIP Citroen me targa greke NZK 59 08, në tokën neutrale, pikërisht në momentin pasi kishte kaluar zonën shqiptare të kontrollit.

Në këtë automjet, bëhet me dijeni se udhëtonin 3 persona të cilët kishin paraqitur dokumentat në sportelin e kalimit të kufirit, por që nuk ishin hedhur në sistemin TIMS dhe nuk u ishte vendosur vula në pasaportë për të dalë jashtë shtetit për në shtetin grek.

Hetimet e mëtejshme rezultuan se në automjetin tip Citroen që drejtohej nga 29-vjeçari Ermal Sheroku, lindur dhe banues në Skrapar, udhëtonte edhe një çift burrë e grua nga Fieri, ku gruaja me inicialet K.S, në pasaportë kishte një vizë shengen të falsifikuar, si dhe disa vula hyrje-dalje të falsifikuara të policisë shqiptare dhe asaj greke.

Ndërkaq, nga verifikimi në sistemin TIMS, rezultoi se kjo grua nuk figuronte e regjistruar brenda tij.

Nga verifikimet e mëtejshme doli se ajo kishte paguar 3 mijë euro ndaj Sherokut, i cili ishte dhe personi shoqërues që kishte marrë përsipër kalimin e tyre nëpërmjet pikës së Kakavijës .

Kalim ky që është bërë në dijeni të policit që ka bërë kontrollin e dokumentave të tyre, i cili mban inicialet Afrim Shenaj, me detyrë ndihmës-kontrollor në Kakavijë.

Ky i fundit është arrestuar për veprën penale të Shpërdorimit të detyrës dhe Dhënies ndihmë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, parashikuar nga nenet 248 dhe 298/5 të Kodit Penal, vepër për të cilën është ndaluar edhe Ermal Sheroka.

Ndërsa, bëhet me dijeni se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 7 telefona celularë, 4 pasaporta si dhe automjeti tip Citoren.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›