PD përgënjeshtron: Përfaqësuesi i FMN nuk tha se do kemi krizë si në Greqi

Tiranë, 10 Korrik, NOA Jam para jush sot për të përgënjeshtruar deklaratat e përfaqësueses së Partisë Socialiste për gjoja çfarë ka deklaruar Fondi Ndërkombëtar Monetar në një takim me komisionin e Ekonomisë ditën e djeshme.
Kështu është shprehur kryetari i këtij komisioni, deputeti demokrat Edmond Spaho, gjatë një deklarate për shtyp, duke theksuar se pohimet e selisë rozë se ekonomia e Shqipërisë është në të njëjtën gjendje si Greqia janë fund e krye trillime dhe nuk paraqesin realitetin e diskutimeve të bëra dje në komision.
Fondi Monetar Ndërkombëtar në mënyrë eksplicite theksoi se Shqipëria edhe gjatë vitit 2010 vazhdon të jetë një nga shumë të pakta ekonomi e cila ka rritje ekonomike pozitive. Në takimin me Komisionin e Ekonomisë ai vlerësoi rritjen e eksporteve gjatë periudhës 6 mujore prej 74% si promotori i rritjes ekonomike të Shqipërisë, sqaroi Spaho, duke pohuar se FMN vlerësoi edhe rritjen e kredisë gjatë kësaj periudhe prej 6% dhe rritjen e depozitave prej 12% të cilat krijuan një bazë të mirë për të realizuar objektivat për vitin 2010.
Gjithashtu Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi politikat afatmesme që ka marrë qeveria për të reduktuar borxhin publik në nivelin 50% në fund të vitit 2013. Kjo është e vërteta e të gjitha diskutimeve që janë zhvilluar me këtë organizëm në komisionin e ekonomisë, bëri me dije Spaho, duke i cilësuar si trillime akuzat e bëra nga Partia Socialiste për krizën ekonomike në vend.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")