Kapet shoferi me 8.5 kg heroine
I kapet nje sasi prej 8.5 kg heroine shoferit te nje autobusi udhetaresh Shqiperi-Greqi. Drejtuesit shqiptar te nje autobusi me targa te Korces, qe kryente udhetimin ne linjen Shqiperi-Selanik-Larisa, iu gjet sasia e konsiderueshme e lendes narkotike ne shtepine e tij te marre me qira ne Selanik. Sasia prej 8.5 kilogramesh heroine dyshohet nga policia helene se kishte mberritur ne Selanik, pasi kishte kaluar nga Shqiperia. Sipas mediave greke, shqiptarit te quajtur Arian Trefa iu gjet sasia e droges ne banese, cka solli arrestimin e tij ne flagrance. Trefa, behet e ditur nga media e vendit fqinj, e cila citon burime policore, ishte shoferi i autobusit me targa te Korces qe bente linjen Shqiperi-Selanik-Larisa. I arrestuari mesohet se eshte me origjine nga Korca, por kohet e fundit jetonte ne Tirane.