E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat: Goli i Tares, nje rreze drite...

Ka bere jehone rezultati i arritur nga Lacio ne fushen e veshtire te Palermos, aq me teper qe kryeqytetasit e kalter kishin shume mungesa ne skuadren baze. Nje nga te perditshmet apenine, "Il Tempo" e komenton keshtu golin e shenuar nga biondi shqiptar: "Nje rreze drite, me ne fund: e dhuron Igli Tare, qe saldon nje barazim te pamenduar ne Palermo. Keshtu, Krishtlindjet laciale do te jene me pak te merzitshme. Nuk mjaftoi nje arbiter qe gjykon ne sens unik (dy kartone te kuq, nje penallti e dyshimte, nje lojtar i Palermos qe godet me grusht Del Neron pa u ndeshkuar), nuk mjaftojne mungesat (dymbedhjete lojtare te pamundur) per t'i hedhur "KO" bardhekaltrit e Rosit, qe nxjerrin ne fushe nje perfaqesimin krenar deri ne barazimin e merituar".
Igli, 30 gola ne 218 ndeshje ne Serine A
Iu deshen gati dy vjet, por te pakten ia arriti qellimit. Te dielen ndaj Palermos, Igli Tare ka rrumbullakosur shifrat, duke tundur rrjeten per here te 30-te ne Serine A ne 218 ndeshjet e tij te luajtura ne kampionatin italian. Golat e tij te shenuara me Breshian, Bolonjen edhe Lacion kane arritur shifren e konsiderueshme, pare edhe faktin qe Tare nuk ka qene kurre nje sulmues golashenues, por nje sherbyes per te tjeret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›