E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devolli: Te kenaqemi me barazimin

Barazimi i se dieles i te kuqve ne Durres ka lene shije te hidhur te tifozet e Partizanit, te cilet nuk jane pajtuar aspak me kete rezultat ndaj nje skuadre shume me inferiore sesa kryeqytetasit. Por, per t'i hedhur uje zjarrit, ka menduar Bledar Devolli, qe kerkon te "mjekoje plaget" e marra ndaj Teutes. "Ashtu sic rrodhen ngjarjet, duhet te kenaqemi edhe me barazimin. Fundja eshte me mire sesa nje humbje. Situata nuk na favorizonte shume, pasi ishim ne disavantazh dhe na u desh te sulmonim me shume forca. Mbase te kishim edhe pak fat, do te ishte nje tjeter rezultat", thekson mesfushori gjirokastrit i Partizanit.
Nderkohe, nga burime te tjera brenda klubit te kuq, mesohet se lojtaret ende nuk jane shlyer financiarisht prej disa muajsh, cka ka sjelle edhe nje skarcitet ne rezultatet e Partizanit, rezultate qe nuk po ngrohin aspak tifozet e kuq.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›