E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet shqiptari i bandes qe vepronte ne 4 shtete

ASTI - Nje operacion i policise italiane i koduar Monferrato u zhvillua ne zonen e Astit ku si rrjedhoje e tij u vu ne pranga 27-vjecari shqiptar Dorin Hodo i quajtur i vogli per shkak se ishte pjestari me i vogel i organizates kriminale ku bente pjese. Hodo ishte hallka e fundit e nje organizate kriminale te perbere nga shqiptare e italiane e cila merrej me trafik nderkombetar droge e vecanerisht te kokaines. Mesohet se gjithcka ka nisur ne vitin 2009 me prangosjen e nje pjese te ekipit ku fillimisht u prangosen dy bashkeshorte italiane te cilet u kapen me afro 1 kilograme kokaine.
Duke hetuar linjen dhe rrjetin e trafikanteve ne mars te vitit 2012 antidroga e Astit nisen hetimet nga ku u verifikuan edhe elemente te tjere. Gjithe operacioni i trafikimit te lendes narkotike behej me nje Fiat Punto me korriere droge italiane e shqiptare te cilet ishin te pajisur me letra te rregullta qendrimi ne vendin fqinj dhe ne saje te kujdesit te treguar arrinin tu shpetonin kontrolleve policore. Ne prill te 2010-es hetimet u thelluan me tej kur policia pikasi nje udhetim drejt Spanjes nga nje pjesetar i bandes i cili qendronte ne Angli por qe iu kap nje sasi droge dhe pasi qendroi 3 dite atje u rikthye ne Itali serish por qe u bllokua nga policia dhe brenda saj iu gjet nje sasi kokaine e cila kapte vleren e 150 mije eurove. Me pas ne vijim te hetimeve u prangos edhe shqiptari Ermal Nonaj ndersa i fundit qe ra ne duart e policies ishte Dorin Hodo i cili kerkohej nga drejtesia e Brescias per te vuajtur nje denim po per trafik droge. Arrestimi i Hodos u be ne bashkepunim me policine spanjolle Interpolin dhe policine e Astit pasi gjate gjithe kohes qe kerkohej ai fshihej ne Shqiperi Greqi prej nga fuste dhe drogen ne Itali. Sipas policise thuhet se nga Greqia shqiptariishte zhvendosur ne Gjermani ne Berlin ku u ndalua nga policia gjermane per tu ekstraduar drejt Italise.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›