Asnje mase per shoferin e Becajt vonon ekspertiza
Te tjera rreth shkrimit Aksidenti ne Tirane FOTO
TIRANE - Makina luksoze e kryetares se Gjykates se Larte Shpresa Becaj ka dale plotesisht jashte funksionit. E shkaterruar nga nje aksident qe ndodhi mesditen e se enjtes ne Tirane makina tip benz nuk mund te kthehet me ne gjendjen e meparshme. Kete fakt e pohojne burime te sigurta nga Gjykata e Larte ndersa shtojne se nuk jane ne gjendje te thone se sa ka kushtuar kjo makine kur eshte blere. Ngjarja e cila pati nje te plagosur ka kaluar ne heshtje. Nga njera ane asnje e dhene nga Gjykata e Larte dhe nga ana tjeter policia e cila edhe pse duhej te kishte zbardhur gjithe skemen e aksidentit nuk ka dale me nje akt ekspertize. Aksidenti masiv qe ndodhi ne afersi te bulevardit kryesor te Tiranes mesditen e se merkures dhe pati protagonist kryesor shoferin e kryetares se Gjykates se Larte nuk ka nje fajtor qe duhet te pergjigjet per pasojat qe ka shkaktuar. Jo vetem kaq por policia e kryeqytetit nuk ka marr asnje mase ndaluese per shoferin e kryetares se Gjykates se Larte i cili udhetonte ne qender te Tiranes me shpjetesi tej normave te lejuara.
Policia e kryeqytetit pervecse nuk ka ndaluar shoferin e Shpresa Becajt Alfred Beqaj nuk ka nxjerre as edhe aktin e ekspertizes. Te kontaktuar nga gazeta Shqiptarja.com zedhenesja e policise se Tiranes u shpreh se nuk ka asnje informacion per kete aksident duke shtuar se ka qene nje perplasje e lehte e makinave pa pasoja te renda.
aq/shqiptarja.com