E Diel, 1 Nëntor 2026

Hodhi ne ere nje familje te tere i shpeton burgut te perjetshem

TIRAN - Luan Dervishi njeriu qe organizoi dhe hodhi ne ere me tritol shtepine e familjes Xhebrahimi duke shkaktuar dy te vdekur dhe tre te plagosur i ka shpetuar denimit me burgim te perjetshem. Ai ka pranuar fajin dhe tashme do te gjykohet me procedure te pershpejtuar. Ngjarja per te cilen akuzohet Dervishi ka ndodhur me 12 qershor 2010 ne Sauk ku mbeten te vrare kryefamiljari i kesaj familje dhe komshiu i tyre si u plagosen tre pjesetaret e tjere te familjes.

Ishte prokurorja e ceshtjes Liljana Gjonmema e cila ne seancen e peste gjyqesore me leje te treshes gjykuese te Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet lexoi konkluzionet perfundimtare ndaj te pandehurit Dervishi. Ajo kerkoi nga togat e zeza denimin e te pandehurit Dervishi me nje denim te vetem ate te burgim te perjetshem.

Por fale pranimit te gjykimit te shkurtuar nga togat e zeza dhe prokurores se ceshtjes te pandehurit Dervishi i ulet 1/3 e denimit cka i mbetet per te vuajtur perfundimisht 25 vjet heqje lirie.

Pas parashtrimit te pretences se prokurores treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Sokol Tona vendosi nderprerjen e seances gjyqesore per te vazhduar me date 17 prill ora 1230 minuta me leximin e pretendimeve perfundimtare te mbrojtjes dhe vete te pandehurit Dervishi qe ka pranuar krimin e kryer.

Sipas pretences ndaj te pandehurit rendon akuza e vrasjes ne rrethana cilesuese e shume se nje personi dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake. Keto akuza sipas prokurorise i pandehuri i ka konsumuar me date 12 qershor 2010 kur i ka derguar familjes se Xhevdet Xhebrahimit si dhurate nje televizor te mbushur me eksploziv. Qellimi i tij ishte vrasja e kryefamiljarit Xhebrahimi per motive hasmerie.

Vete Dervishi ka pohuar se viktima Xhebrahimi ne vitin 1997 i kishte vrare xhaxhane e tij pas nje sherri per ceshtje morali. Sipas akuzes eshte provuar dhe pranuar nga vete i pandehuri Dervishi se kishte punuar gati 12 muaj per planin e atentatit ndaj familjes Xhebrahimi.

Ai kishte nisur te kursente parate per blerjen e nje televizori plazma brenda te cilit kishte montuar tre kallepe tritoli me peshe 300 gram dhe nje pakete abonimi dixhitale 12-mujore. Kete investim i pandehuri ia kishte derguar dhurate familjes Xhebrahimi.

Te gjithe keto veprime i pandehuri i kishte kryer i maskuar me nje kapele ne koke syze dielli te zeza dhe nje paterice ne dore duke u shtirur si invalid. Me tia derguar dhuraten familjes Xhebrahimi kryefamiljari kishte kerkuar ndihme nga komshiu shtetasi Luan Brahja qe punonte prane Ambasades Amerikane te SHBA-se si elektricist per ti vene ne pune televizorin.

Sapo Brahja kishte vendosur prizen per te instaluar ate ndodhi edhe shperthimi qe vrau Xhevdet Xhebrahimin Luan Brahjen dhe plagosi gruan dhe femijet e Xhevdetit si dhe shkaterroi banesen e tyre qe ndodhet ne fshatin Sauk te Tiranes. Vetem pak ore pas ngjarjes policia arrestoi 25-vjecarin qe pranoi akuzen duke treguar te gjithe pergatitjet 12-mujore qe kishte bere per te eliminuar gjakesine e familjes se tyre.

Te vrare
Xhevdet Xhebrahimi 64 vjec
Luan Brahja 36 vjec

Te plagosur
Fatbardha Xhebrahimi 58 vjece
Altin Xhebrahimi 33 vjec
Shpresa Xhebrahimi 28 vjece

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›