E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet vajza dhe tutori i sajë që e shiste për 5 mijë lek

Dy persona janë ndaluar nga policia e Durrësit të akuzuar për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni në hotele të ndryshme pranë zonës së Plazhit.

Burime zyrtare nga blutë e qytetit bregdetar i thanë noa.al se 21 vjeçari Andoil Periku për më shumë se 1 muaj ka shërbyer si tutor i një vajze 22 vjeçare duke i siguruar asaj klientë.
Vajza me iniciale V.D dyshohet të ketë ushtruar prostitucion në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës prej 4000-5000 lekë të reja, me klientë të cilët i siguronte në mënyrë të pavarur apo nga tutori Andoil Periku.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit ndaj Andoil Periku dhe për veprën penale të prostitucionit ndaj 22 vjeçares. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›