E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet vrasësi i biznesmenit Italian, punonte me pagësë

Operacioni u krye dje, ku policia prangosi anëtarin e bandës së Yzberishtit, që kërkohej prej 11 vjetësh për vrasjen e një biznesmeni italian. Sot Policia e kryeqytetit pohon se 33 vjecari ka punuar dhe si vrasës me pagesë 

TIRANE- Policia e Tiranës dyshon se ka vënë në pranga një vrasës me pagesë. 33-vjeçari Flamur Hida kishte më tepër se 11 vjet në kërkim për krimin e "grabitjes me armë me pasojë vdekjen" ndaj një shtetasi italian. Policia konfirmon sot se Hida mund të ketë punuar si vrasës me pagesë.
Atij iu sekuestruan tre pistoleta me silenciator në cilësinë e porovës materiale. Hida njihet si anëtari i bandës së Yzberishtit, në kërkim për grabitje me pasojë vdekje.

Flamur Hida, 33 vjeç, banues në Tiranë në rrugën "Komuna e Parisit", i njohur nga policia si një nga elementët më të rrezikshëm me tendencë grabitjen me armë dhe krimet kundër pronës, u arrestua dje në mesditë. Flamur Hida ishte në kërkim prej 27 janarit 1998, kur me dy vëllezërit, Fatmir dhe Fiqiri Avdillari, akuzohet të ketë grabitur dhe vrarë biznesmenin italian Stefano Rossi. Aktualisht, dy miqtë e tij, Fatmiri është vrarë në Greqi, kurse Fiqiriu është në burg për vrasje si hakmarrje për ekzekutimin e të vëllait. Arrestimi është kryer nga shërbimet e Komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës. Policia e kryeqytetit pohon sot se, Hida njihet si një prej elementëve më të rrezikshëm në drejtim të krimeve ndaj pronës e ndaj personit. Dyshoeht se ai ka punuar si vrases me pagese.
Gjatë kontrollit të banesës së kryer nga efektivët e policisë janë zbuluar tri pistoleta të llojeve të ndryshme, dy granata, silenciatorë dhe sende të tjera të ndaluara. Më pas, i kërkuari është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ndaj tij ka nisur një procedurë hetimore, duke e pyetur për veprimtarinë e tij, ndërsa po verifikoheshin lidhjet e tij shoqërore.
Hida dyshohet të jetë aktivizuar sërish në grabitje e vrasje me pagesë. Policia ka dërguar për ekspertizë tre pistoletat me silenciator të cilat iu bllokuan.

(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›