E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet për krizën: Efektet janë thelluar

Efektet e krizës globale në ekonominë tonë janë thelluar. Gjatë një tryeze ku është diskutuar për krizën, ekspertët e huaj kanë paralajmëruar rritje të inflacionit në Shqipëri, si pasojë edhe e zhvlerësimit të lekut. 

TIRANE- Ekspertët e huaj paralajmërojnë për thellim të efekteve të krizës globale në ekonominë tonë. Sipas Alfred Dodle, drejtori i fondacionit publik gjerman “Fridrik Ebert”, qytetarët shqiptarë rrezikojnë të përballen me rritjn e çmimeve në treg, si pasojë kjo edhe e zhvlerësimit të monedhës kombëtare leku.

“Kriza i ka shtrirë efektet e saj në Shqipëri, por vendi juaj nuk preket ende nga kriza, pasi është ende jo konkurrues në tregun europian. Por investitorët e huaj do të tërhiqen nga Shqipëria pasi ndihen të pasigurtë. Efektet do të shtrihen edhe në remitancat pasi emigrantët do të sjellin më pak para pranë familjve të tyre. efektet e krizës do të reflektohen në zhvlerësimin e lekut, inflacioni pritet që të rritet, ndërkohë që problem do të jetë edhe punësimi i të rijnve”- u shpreh Drejtori i Fondacionit “Fridrik Ebert” Alfred Dodle.

Gjatë një diskutimi lidhur me krizën ekonomike dhe ndikimin e saj në ekonomi dhe jetën sociale, ekspertët kanë theksuar se efektet e recensionit botërorë po ndihen në shumë sektorë, disa prej të cilëve janë bazë për zhvillimin e vendit.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›