KQZ u ndan televizioneve kohën për partitë
PD dhe PS që kanë marrë më shumë se 20% për qind të vendeve në Kuvend, përfitojnë një kohë transmetimi në TV publik prej 60 min. secila. Partitë që kanë nën 20 % përfitojnë 30 min kohë transmetimi
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi sot vendimin "Për kohën e transmetimit për partitë politike në Televizionin Publik".
Në mbështetje të Kodit Zgjedhor (neni 81, pika 1) në minutazhin politik të edicioneve informative, Televizioni publik është i detyruar të zbatojë raporte kohore të barabarta për të gjitha partitë parlamentare, që në zgjedhjet e fundit për Kuvendin kanë marrë deri në 20% të vendeve në Kuvend.
Sipas vendimit të miratuar, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, që kanë marrë më shumë se 20% për qind të vendeve në Kuvend, përfitojnë një kohë transmetimi në TV publik prej 60 minutash gjatë 30 ditëve të fushatës elektorale.
Ndërsa partitë parlamentare, që kanë nën 20 % të vendeve në parlament, përfitojnë 30 minuta kohë transmetimi në TV Publik. Në grupin e këtyre partive bëjnë pjesë PR, PSD, LSI, PAA, PAD, PBDNJ, PDK, PDS, PBL.
Të gjitha partitë e tjera, që konkurrojnë në zgjedhjet e 28 qershorit dhe janë jashtë parlamentit, përfitojnë një kohë televizive transmetimi prej 10 minutash, si Partia Konservatore, Partia Komuniste, Balli Kombëtar, G 99, Balli Kombëtar Demokrat, etj.
(d.b/BalkanWeb)