E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapiteni Lorik Cana ne qender te kritikave

Lorik Cana është vendosur nën kritika nga media dhe nga tifozë pas dy humbjeve të Shqipërisë në eleminatoret e botërorit, ndaj Sllovenisë dhe Islandës.
Kapiteni kuqezi akuzohet se ka thyer rregullat në kombëtare pas ndeshjes me Slloveninë dhe flitet se nuk ka marrëdhënie shumë të mira me një pjesë të lojtarëve.
Nuk ka asgjë zyrtare lidhur me këtë, as nga Federata Shqiptare e Futbollit, as nga trajneri De Biazi dhe as nga Cana, ndërsa flitet se edhe më parë Cana ka pasur probleme, sidomos në kohën e trajnerit kroat, Oto Bariç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›