Ergys Kace mund te ike nga PAOK-u

E ardhmja e tij është me siguri në një ekip të madh, aq më tepër pas kësaj që po i ndodh në Greqi.
Ergys Kaçe besohet se do të largohet shpejt nga PAOK-u i Selanikut dhe destinacioni i tij mund të jetë Turqia ose Gjermania.
Burime pranë futbollistit bëjnë me dije se disa klube turke janë të interesuar për mesfushorin 20-vjeçar, ndërsa në Gjermani përmendet emri i Borusias së Mynshengladbahut, ekip i Bundesligës.
Nuk dihet se kur mund të ndodhë ky transferim.
Kaçe është në qendër të të ashtuquajturit skandal që ka shpërthyer në Greqi pasi doli në rrjetet sociale një foto e tij me fanelën e UÇK-së.
Partia ekstremiste, Agimi i Artë, e ka sulmuar, ndërsa tifozët e PAOK-ut janë të përçarë. Klubi selanikas i ka dhënë leje lojtarit, ndërsa besohet se edhe mund ta pezullojë.
Ergys Kaçe debutoi me fanelën e Shqipërisë në ndeshjen ndaj Norvegjisë në Tiranë, shënoi në miqësoren ndaj Armenisë, luajti shumë mirë ndaj Sllovenisë si dhe u tregua ndër më të mirët në fushë ndaj Islandës.