E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhani de Biazi E ardhmja flet shqip

Kombëtarja shqiptare ka fituar të ardhmen.
Në këtë mënyrëm trajneri I kombëtares shqiptare Xhani De Biazi ka reaguar në faqen e tij në “fejsbuk”, pas dy humbjeve të fundit kundër Sllovenisë dhe Islandës.
Trajneri italian ka falenderuar tifozët për mbështetjen në lidhje me rinovimin e kontratës, ndërsa është shprehur se kombëtarja e Shqipërisë ka një të ardhme të sigurt.
“Ne duhet të luftojmë për fatin e këtyre kualifikimeve për aq kohë sa matematika nuk jep verdiktin e saj. Jam i sigurt se në fund të rrugës Kombetarja Shqiptare, ka një objektiv për të arritur. Ky objektiv eshte e ARDHMJA. E ARDHMJA FLET SHQIP. Une jam i sigurt”, lexohet në profiling e Xhani De Biazit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›