E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapiteni Poçi: Superliga e Besës vjen nga ndeshja shtesë

Nga LEONARD DUSHKU

Sipas Artion Poçit, ndaj Ilirisë kavajasit do të bëjnë autokritikën e pesë javëve të fundit, dhe shpresohet se gabimet e shumta të kenë përfunduar për verdhezinjtë

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit Besa kërkon të lerë, pas krahëve rezultatet negative, që ka arritur në pesë ndeshjet e fundit, duke marrë vetëm 4 pikë,  3 humbje ndaj Luftëtarit, Lushnjës dhe Butrintit, një fitore me Burrelin, si dhe barazim ndaj Elbasanit. Por në ndeshjen e radhës me Ilirisë kavajasit do të luajnë vetëm për fitore.

Në një prononcim për Sportin shqiptar, mesfushori i Besës, njëkohësisht edhe kapiten, Artion Poçi shprehet: Ndeshja e radhë për besën është përsëri në transfertë, ku do të dielën do të jemi mysafirë në Fushë Krujë. Iliria është një ekip shumë i fortë në fushën e saj dhe është e vështirë për ta mundur. Jam i bindur se në transfertë  e kësaj jave Besa do të dhurojmë spektakël, ku përveç lojës së bukur, do të bindim edhe me rezultat.

Padyshim që në këtë takim synojmë fitoren dhe për këtë gjë do të shkojmë. Kam bindje se ekipi ynë kësaj radhe do të marrë një fitore të bukur, kjo edhe për faktin se në pesë javët e fundit kemi pasur lëkundje të shumta.  Humbja me Luftëtarin, Lushnjën dhe Butrintit na nxori nga gara për vendin e dytë, por nuk është e thënë që ekipi i Besës vitin tjetër nuk do të jetë në Superligë.

Vërtetë nuk kemi siguruar ngjitjen në elitë në mënyrë diskete, por do tia dalim në ndeshjen shtesë. Shpresoj se gabimet e shumta që kemi bërë në kampionat nuk do të përsëriten në ndeshjen shtesë, që vlen sa një sezon i tërë. Besa është gati për t’u përballur  me çdo ekip që do të përballemi në play off, pasi kemi një  grup lojtarësh të mrekullueshëm.

Besa i ka të shumtë lojtarët, që kanë fituar trofe në superligë dhe kam bindje se kjo eksperiencë do të dalë në pah, pikërisht në momentin më vendimtar. Kemi bërë një sezon me luhatje të shumta, por them se do ta mbyllim sezonin në mënyrën e duhur, në mënyrë që Besa të rikthehet në kategorinë superiore.

Dy javë para fundit të sezonit Besa mban vendin e pestë në renditje, pozicion i cili në play off e vë përballë skuadrës që renditet e dhjeta në kategorinë superiore. Besa e ka të sigurt vendin e pestë, por në dy ndeshjet e mbetura mund të ngjitet edhe një pozicion më lart, që të vë përballë të njëmbëdhjetës së superligës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›