E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapiteni i anijes ishte me një moldave në momentin e përplasjes

25-vjeçarja Domnica Cemortan, mysafire e njërit prej zyrtarëve të anijes, me shumë gjasa ka qenë duke darkuar me Schettinon më herët gjatë darkës. Ajo u tha agjencive moldave të lajmeve se po hante darkë në kohën e aksidentit, ndërsa Schettino tha se ajo ishte një prej personave prezent në urën e anijes në kohën e përplasjes, raporton “The Guardian”.

Në një interviste për televizionet moldave, Cemortan konfirmoi se ajo ka qenë me Schettinon atë natë, por mbrojti aftësitë e tij si kapiten. “Ai ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Mendoj se ka bërë një punë të jashtëzakonshme, mendoj se ka shpëtuar më shumë se 3000 jetë njerëzish”, tha ajo.

Ajo po ashtu e mbrojti atë gjatë një prononcimi për “The Telegraph”, duke thënë se “ai është një nga kapitenët më të mirë të kompanisë. Ai është shumë i aftë dhe më shumë përvojë për sa i përket manovrimit me anije në hapësira të mbyllura, siç janë portet”.

Sipas “International Business Times”, moldavja pretendon se ka ndihmuar në evakuimin e personave duke përkthyer në rusisht.

Në faqen e saj në “Facebook”, Cemortan shkruante se kishte lindur në Chisinau, Moldavi dhe se jeton në Bukuresht të Rumanisë. Por, pasi u bë publike se prokurorët kërkonin në flisnin me të, ajo ndryshoi vendlindjen duke shkruar Zanzibar, Tanzania, raporton “The Telegraph”. Besohet se ajo punon për pronarin e “Costa Concordia”-s.

Pasojat e përplasjes janë jashtëzakonisht të rënda. Deri më tani 11 persona janë konfirmuar të vdekur, 21 janë ende të zhdukur teksa dëmi material mund të arrijë në një miliardë dollarë.

Gjithçka në këtë histori po shkon drejtë qartësimit. Fillimisht kapiteni nuk pranoi se ka bërë ndonjë manovër të gabuar, më pas e pranoi se ka vepruar gabim duke dhënë urdhër për kthimin e anijes me vonesë. Ai nuk pranon se ka braktisur anijen para evakuimit të pasagjerëve, teksa në bazë të provave vërtetohet se roja bregdetare italiane i ka bërë disa herë thirrje të kthehej në anije pasi evakuimi i plotë nuk ishte kryer por më kot.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-19 17:32
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›