E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, rrëmbehet shtetasi italian

Italia ka bërë të ditur se një shtetas i saj është rrëmbyer në Pakistan. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme thuhet se ngjarja ka ndodhur sot në pjesën jugore të provincës Punxhab.

Sipas raporteve të mediave, shtetasi italian është njëri nga dy punëtorët e një organizate joqeveritare. Ministria e Jashtme italiane ka refuzuar të japë detaje, për vetë “ndjeshmërinë e rastit”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›